Në fshatin Carravran, komuna e Malishevës,parddje është ushtruar dhunë në një familje, transmeton Koha.net.
Sipas Policisë rajonale të Gjakovës, bashkëshorti D.B., ka përdorur dhunë fizike ndaj bashkëshortes tani të dëmtuarës M.P.
Dhuna ka filluar në automjetin e tyre me ç’rast i pandehuri ka filluar ta godasë bashkëshorten në kokë dhe ajo ka vazhduar edhe në shtëpinë e tyre. Aty babai e ka goditur edhe vajzën e D.B., e cila kishte tentuar ta ndalonte sulmin fizik të babait ndaj nënës.
Të dëmtuarat M.P., dhe D.B., kanë marrë ndihmën mjekësore në QKMF- Malishevë.
Prokuroria Themelore e Gjakovës dje kërkuar masën për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit në afat prej 30 ditësh.
Artikuj të ngjashëm