Pesë persona janë lënduar pasi që janë përfshirë në një rrahje ku janë përdorur edhe thika, që ka ndodhur në Prizren në orët e para të së hënës.
Në mesin e të lënduarve janë edhe dy të mitur. Rasti është duke u trajtuar si vrasje në tentativë.
“Prizren / 01.01.2024 – 00:45. Pas një mosmarrëveshje pesë të dyshuar meshkuj, dy prej tyre të mitur, janë përleshur ndërmjet vete dhe kanë përdorur mjete të mprehta thika duke goditur njeri-tjetrin. Të gjithë kanë pësuar lëndime trupore dhe i janë nënshtruar tretmanit mjekësor, sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit thuhet se njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
-
Theret me thikë një person në Prizren, arrestohet i dyshuari
-
Rrahje mes disa të miturve në Prishtinë, një lëndohet rëndë, dy arrestohen
-
Shtatë persona përfshihen në përleshje me thika në Gjilan, dy në gjendje të rëndë
-
Shtatë të përfshirë në përleshjen me thika në Ferizaj, pesë nga ta të mitur
-
Nënë e bijë që u therën në Prizren ende në Intensivë, kishin plagë në pjesë të ndryshme të trupit