Të paktën shtatë persona, pesë prej tyre të mitur, janë përfshirë në një rrahje në Gaçkë të Ferizajt në mbrëmjen e së martës.
Policia ka njoftuar se dy prej tyre janë goditur me thikë, për çka kanë marrë trajtim mjekësor.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pesë prej tyre të mitur. Dy nga të dyshuarit kanë marrë lëndime trupore nga mjeti i mprehtë (thikë) dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Pesë të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit tjerë të mitur janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
-
Theret me thikë një person në Ferizaj, dy të arrestuar
-
Theret me thikë një i mitur në Obiliq
-
I mituri në Ferizaj në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë nga tre të panjohur
-
Dy të therur me thikë në përleshjen mes gjashtë personave në Gjakovë
-
Përleshje në Gjakovë, arrestohen shtatë persona dhe konfiskohet një armë