Tre nxënës janë përfshirë në një rrahje në lagjen “Dardania” në Gjakovë të hënën, ka njoftuar Policia e Kosovës, ku ata kanë pranuar trajtim mjekësor meqë pësuan lëndime të lehta trupore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i ka thënë KOHËS se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, derisa rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt hetimore.
“Rreth orës 10:00 është raportuar se tre fëmijë kanë pranuar trajtim mjekësor pasi ishin përfshirë në një përleshje fizike në një shkollë në lagjen ‘Dardania’ në Gjakovë. Pasi kanë pranuar ndihmën e nevojshme mjekësore janë liruar nga spitali (sipas personelit mjekësor dhe hetimeve të para të zhvilluara bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga mjete të forta). Policia ju ka përgjigjur rastit dhe është duke u vazhduar me procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftimin e Elezajt.
-
Tre shtetas të huaj përfshihen në një rrahje në Prishtinë, policia u sekuestron pasaportat
-
Një i vrarë dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
-
Një person me lëndime të lehta pas të shtënave në Gjakovë
-
Rrahje mes disa të miturve në Prishtinë, një lëndohet rëndë, dy arrestohen
-
Të shtëna armësh në Fushë-Kosovë, një person i lënduar