Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahje me shufër metali e me kabllo elektrike

Gjatë ditës së djeshme në Gjilan e në Ferizaj janë raportuar dy rrahje mes meshkujve.

Në Gjilan, është arrestuar një mashkull i cili pas një mosmarrëveshje me një tjetër e ka sulmuar me një kabllo elektrike të cilit edhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Ferizaj, një tjetër mashkull gjithashtu pas një mosmarrëveshje me një tjetër e ka rrahur me një shufër metali.

Viktima është dërguar në QKUK pas lëndimeve të marra, dhe me urdhër të prokurorit edhe ai është dërguar në mbajtje.

Artikuj të ngjashëm