Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër persona therin me thika njëri-tjetrin në Gjilan

perleshje me thike

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur mes vete duke therur me thika njëri-tjetrin, pas një mosmarrëveshjeje në fshatin Uglar të Gjilanit.

Në përleshje nga të dyshuarit janë përdorur edhe mjete tjera të të forta.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti është nën hetime.