Gjashtë persona në Prishtinë janë përleshur mes vete të enjten pas një mosmarrëveshje.
Ata kanë përdorur edhe shufra metalike, njoftoi Policia e Kosovës.
Dy nga ta kanë pësuar lëndime kurse dy janë arrestuar.
“Si pasojë e një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, ku si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy shufra metalike që dyshohet të jenë përdorur në rast. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajte”, thuhet në raportin 24-orësh.
Artikuj të ngjashëm
-
Përleshjet në rrugët e Prishtinës, 7 të arrestuar në 24 orët e fundit
-
Arrestohen katër persona që u përfshinë në një rrahje në Prishtinë
-
Prishtinë, gjashtë të arrestuar për përfshirje në rrahje
-
Rrahje mes 5 personave në Prishtinë, tre të arrestuar
-
Arrestohen pesë persona për përfshirje në rrahje në Komoran