Kronikë

Prishtinë, gjashtë të arrestuar për përfshirje në rrahje

Rrahje

Foto-Ilustrim

Gjashtë persona janë arrestuar të hënën në Prishtinë nën dyshimin se janë përfshirë në një përleshje fizike.

Policia ka njoftuar se pas informacioneve të marra që në një parking në Prishtinë gjendet një veturë në të cilën ndodhet në armë zjarri, në të njëjtin vend kanë hasur në personat që ishin duke u rrahur mes vete.

“Lidhur me rastin janë thirrur në asistencë edhe njësi të tjera për intervenim, ku si rezultat janë shoqëruar në stacion policor gjithsej gjashtë persona të dyshuar, të cilët më pas janë intervistuar. Po ashtu është bërë edhe kontrolli i veturës së dyshuar, me ç’rast është gjetur dhe është konfiskuar një armë zjarri, si dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar pronar i automjetit të lartcekur, është gjetur dhe është konfiskuar një thikë dhe një fishek”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet “lëndim i rëndë trupor” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.