Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahje mes 5 personave në Prishtinë, tre të arrestuar

Rrahje

Foto-Ilustrim

Pesë burra janë rrahur mes vete në Prishtinë të shtunën pas një mosmarrëveshje rreth një shume të parave.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zagrebi”, ndërsa të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore.

Tre prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje e dy janë liruar.

Rr. Zagrebi, Prishtinë 31.12.2022-18:30. Pesë të dyshuar meshkuj kosovar pas një mosmarrëveshje rreth një shume parash janë rrahur mes veti dhe si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, tre prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar”, thuhet në raportin e Policisë.