Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahje masive në Zvicër, përfshihen afro 100 të rinj në mesin e tyre shqiptarë

Një rrahje masive ka ndodhur të shtunën mbrëma në Laufen BL të Zvicrës, që gjendet mes Bazelit dhe Delemontit.

Siç raporton gazeta “Blick” në rrahje janë përfshirë 100 persona, në mesin e tyre ashtu edhe shqiptarë.

Rrahja ndodhi mes grupeve të të rinjve.

“Ka pasur lëndime të lehta”, ka shkruar Policia e Bazelit në njoftim për media.

Sipas konstatimeve të deritashme të Policizë deri te rrahja ka ardhur pas një konfrontimi verbal mes dy grupeve rivale. Në total rreth 100 persona thuhet se morën pjesë. Më pas përleshje u zhvendosën nga Eishalle në drejtim të stacionit të trenit që është afro 650 metra larg.

Edhe Rrahje masive në Prizren, një i plagosur e nëntë të arrestuar Kronikë Rrahje masive në Prizren, një i plagosur e nëntë të arrestuar

Me të ardhur zyrtarët policorë pjesëmarrësit në rrahje ikën në drejtime të ndryshme.

“Për sa kemi informata bëhet fjalë për grupe të rinjve, që identifikohen me rajonin Thierstein SO njëra anë e tjetra me atë Laufental BL”, thotë Policia.

Arsyet se pse janë mbledhur grupet në atë vend Policia nuk i ka të qarta. Po kërkon dëshmitar.

Dyshohet se mosmarrëveshja filloi mes një zvicerani 15-vjeçar dhe një shqiptari 15-vjeçar, e cila ishte edhe burimi i përleshjes.

“Nisi një kundër një”, thotë një i ri për Blick, që i njeh shumë prej pjesëmarrësve në këtë rrahje. “Fjala ishte për një grua – si gjithmonë”.

Përleshja nisi “fer”, por më pas shqiptari thirri edhe shumë kolegë të tij.

“U paraqitën afro 80 burra”, thotë burimi i zemëruar. Ai thotë se vet kishte vetëm tre shokë.

Ai thotë se shokët e shqiptarit ishin më të vjetër.

Edhe Rrihen mes veti dy grupe të rinjsh në Ferizaj, njëri nga personat merr lëndime të rënda Kronikë Rrihen mes veti dy grupe të rinjsh në Ferizaj, njëri nga personat merr lëndime të rënda

“Më i riu ishte 15-vjeçar e më i vjetri afro 30”, thotë ai.

I riu thotë se kishte thika, boksa hekuri dhe shkopa bejzbolli. Ai thotë se të dy grupet erdhën nga rajoni Thiersten, por një grup më tepër qëndron në Laufen.