Policia njofton se në fshati Barilevë të Prishtinës, dje ka ndodhur një rrahje masive, transmeton Koha.net.
Njoftohet se janë arrestuar shtatë persona kushërinj në mes vete meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë rrahur në mes vete.
Njëri nga të përfshirët në rrahje, ka përdorur armën e zjarrit duke shtënë në ajër.
Ndaj të tij, me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, i është kontrolluar shtëpia, me ç’rast i dyshuari vullnetarisht dorëzon një armë zjarri – revole modeli 70, cal.7.65, me një karikator me dy fishekë, transmeton Koha.net
Si pasojë e rrahjes lëndime trupore dhe tretman mjekësor kanë marrë tre të dyshuar.
Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, katër të dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, kurse tre të dyshuar lirohen.