Dy persona janë rrahur mes vete për shkak të pronës në fshatin Burrnik në Ferizaj dhe më pas janë arrestuar.
Të dy janë trajtuar në spital për lëndimet që kanë pësuar.
Në shtëpitë e tyre policia ka sekuestruar katër pushkë gjuetie me mbi 580 fishekë dhe revole.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt, ku njëri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Gjatë kontrollit të shtëpive të tyre janë gjetur dhe sekuestruar katër pushkë gjuetie me 581 fishekë dhe një revole me 20 fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.