Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rasti “Subvencionet 1”, shtyhet gjykimi në mungesë të tre avokatëve dhe njërit nga të akuzuarit

Në mungesë të të akuzuarit Salih Kelmendi dhe mbrojtësit të tij, avokatit Besnik Berisha, mbrojtëses së të akuzuarit Florim Nimanaj, avokates Pranvera Ukaj si dhe mbrojtëses së të akuzuarit Almir Abdurrahmani, avokates Ardiana Krasniqi ka dështuar të mbahet gjykimi në rastin “Subvencionet 1”, ndërkaq është bashkuar procedura dhe është dhënë fjala hyrëse për të akuzuarin Musa Nivokazi.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit Kelmendi dhe avokatëve Berisha, Ukaj dhe Krasniqi, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Kujtim Krasniqi tha se pasi që gjykata të kuptojë arsyet e mungesës së tyre do të vendosë për masat që do të ndërmerren për të njëjtit.

Ndërkaq, meqenëse në seancën e kaluar procedura ishe veçuar për të akuzuarin Nivokazi, gjykatësi Krasniqi deklaroi se sot do të vazhdohet vetëm me deklarimin e tij dhe fjalën hyrëse.

Pasi që aktakuza u konsiderua e lexuar, i akuzuari Nivokazi u deklarua i pafajshëm, kurse prokurori special Rafet Halimi deklaroi se mbetet pranë fjalës hyrëse të dhënë në seancën e kaluar.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit Nivokazi, avokati me autorizim zëvendësues Arsim Bilalli ka dorëzuar fjalën hyrëse duke deklaruar se e mbështet në tërësi pranë saj.

Edhe Shqyrtimi fillestar për “Subvencionet V” shtyhet për 8 maj Arbëri Shqyrtimi fillestar për “Subvencionet V” shtyhet për 8 maj

Më pas, gjykatësi Krasniqi ka bashkuar procedurën penale ndaj të akuzuarit Nivokazi me të akuzuarit e tjerë.

Ndërsa, lidhur me të akuzuarin Salih Kelmendi për të cilin po ashtu ishte veçuar procedura në seancën e kaluar, gjykatësi Krasniqi tha se do të mbetet e veçuar dhe e njëjta do të marrë numër të ri.

Në këto rrethana, seancat e radhës lidhur me këtë çështje penale u caktuan të mbahen më 14 dhe 19 qershor 2023.

Në seancën e 13 prillit 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte pranuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë për 7 nga 21 të akuzuarit në rastin “Subvencionet 1”.

Ndërsa, më 19 prill 2022 Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj shtatë të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”, Alban Bushati, Kastriot Berisha, Bekim Shala, Flamur Zeqiri, Habibe Dauti, Dukagjin Mavraj dhe Daut Kabashi, duke i dënuar me 6 vite e 1 muaj burgim dhe 2 mijë euro gjobë.

Sipas aktakuzës së ndryshuar të PSRK-së, të 4 prillit 2022, Flamur Zeqiri, Bekim Shala, Kastriot Berisha dhe Dukagjin Mavraj, akuzoheshin për veprën penale mashtrim me subvencione, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar akuzohej Habibe Dauti, për marrje ryshfeti dhe falsifikim të dokumenteve akuzohej Alban Bushati, ndërsa për dhënie ryshfeti akuzohej Daut Kabashi.

Edhe Musa beson se rasti "Subvencionet 1" kthehet në rigjykim Arbëri Musa beson se rasti "Subvencionet 1" kthehet në rigjykim

Aktakuza e ndryshuar më 4 prill 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ngarkon Luan Statovcin, Sadat Shkodra, Salih Statovci, Berat Nika, Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Jeton Sylaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Almir Abdurrahmani, Salih Kelmendi, Fuat Morina, Afrim Abazaj dhe Florim Nimanaj me veprat penale “Marrje ryshfeti”, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Mashtrim me subvencione”, e të tjera.

Në shkurt të 2022-ës, PSRK kishte ngritur aktakuzë ndaj 21 të pandehurve, në rastin “Subvencionet 1”. /BetimipërDrejtësi