Detaje të reja janë mësuar mbi rastin e dhunës në familje në Pejë që u raportua në raportin 24-orësh të Policisë të mërkurën, ku u tha se burri e ka denoncuar bashkëshorten për shkak të kërcënimit që i ka bërë fëmijës së tyre, madje duke paraqitur si prova edhe video-inicizime.
KOHA ka mësuar se bashkëshortja i ka dërguar video-incizimet burrit duke e kërcënuar se do ta vrasë fëmijën e tyre. Më pas burri e ka njoftuar Policinë për rastin, duke i dorëzuar incizimet.
Policia e ka marrë për intervistim të dyshuarën, por e ka liruar në procedurë të rregullt.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur për KOHËN se për të dy prindërit është iniciuar rast penal veç e veç për veprën penale “dhunë në familje”.
Sipas tij, prokurori i shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë në koordinim të vazhdueshëm dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.
Një ditë më parë, një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje u raportua në Lipjan, ku prindërit dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tyre pesëvjeçar, i cili u pranua në QKUK në gjendje të rëndë. Prindërit u arrestuan dhe u ndaluan për 48 orë.
Burri raporton se bashkëshortja po ushtron dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre
Një burrë në Pejë ka raportuar në Polici se bashkëshortja po ushtron dhunë të vazhdueshme fizike...-
Burri raporton se bashkëshortja po ushtron dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre
-
Shtatë raste të dhunës në familje të raportuara brenda një dite
-
Shtatë raste të dhunës në familje të raportuara në Polici të premten
-
Gjashtë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orë
-
Shtatë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orë, në gjashtë prej tyre viktimat janë gra