Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Raportohet për dhunimin e një gruaje në Rahovec, i dyshuari në arrati

policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar për dhunimin e një gruaje në Rahovec.

Rasti thuhet se ka ndodhur të enjten, ndërkohë që i dyshuari thuhet se gjendet në arrati. 

“Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar.  I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.