Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Raportohen dy të zhdukur në Prishtinë e Deçan

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Dy persona janë raportuar të zhdukur në Prishtinë e Deçan.

Sipas raportit të Policisë, në Prishtinë, babai ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia më 28 gusht dhe nuk është kthyer më. Ka shtuar se nuk di asgjë për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq në Carrabreg të Deçanit, po ashtu babai ka raportuar se djali i tij i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Sipas tij, ai ka probleme shëndetësore. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.