Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rahoveciani arrestohet pasi në ndikim të alkoolit thyen xhamat e shtëpisë së tij

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Rahovec.

Personi i arrestuar, nën ndikim të alkoolit ka dëmtuar disa xhama të shtëpisë së tij, nga ku edhe ishte lënduar, transmeton Koha.net.

I dyshuari pas dërgimit në spitalin e Gjakovës për të marr tretman, ka sulmuar mjekun përgjegjës si dhe një polic i cili ka pësuar lëndime të lehta.

Me vendim të prokurorit personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.