Banesa e babait të gazetarës Klodiana Lala u sulmua me armë gjatë orëve të para të mëngjesit.
Në banesën që ndodhet në zonë e Laknasit dyshohet se u qëllua disa herë me kallashnikov.
Fatmirësisht, nuk pati të lënduar pasi në shtëpi ndodheshin në gjumë fëmijët e mitur të gazëtares, e cila është marrë në mbrojtje nga policia.
Policia e Shqipërisë ka nisur hetimet mbi ngjarjen që dyshohet se ka lidhje me detyrën e gazetares së kronikës.