Është arrestuar punëtori i një poste të shpejtë në fshatin Mazgit të Obiliqit, nën dyshimin se ka inskenuar një grabitje parash.
Sipas njoftimit të policisë të martën, i dyshuari ka raportuar në polici se dy persona të maskuar ia kanë grabitur 970 euro, që pas hetimeve ka rezultuar të jetë inskenim.
“Ankuesi mashkull kosovar punëtor i postës së shpejt, ka raportuar se derisa ka qenë me veturë dy persona të panjohur të maskuar, nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një shumë parsh prej 970€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Pas hetimeve është vërtetuar se ankuesi ka inskenuar rastin, ku i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
-
Arrestohet punonjësi i një poste të shpejtë në Pejë, inskenoi një grabitje
-
Punonjësi i postës së shpejtë deklaroi rrejshëm se grabitësit ia morën 1400 euro
-
Vodhi mjete pune në vlerë rreth 6 mijë euro, arrestohet
-
Arrestohet i dyshuari për grabitjen e mbi 20 mijë eurove nga çanta e viktimës në Deçan
-
Grabitet posta në Prishtinë