Posta në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë është grabitur të hënën mbrëma ku është marrë një shumë e parave, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë KOHËS se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.
Grabitja ka ndodhur në orën 19:00.
“Sot rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një postë në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar ka grabitur një shumë parash. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.
-
Një person sulmohet dhe grabitet nga i panjohuri në Prishtinë
-
Një grua grabitet në mes të ditës në Prishtinë
-
Qytetarit në Prishtinë i grabiten para dhe telefoni nga gjashtë të dyshuar
-
Dy të maskuar grabisin para dhe telefon nga viktima në Prishtinë
-
Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit