Policia në Pejë ka njoftuar se ka arrestuar një punonjës të një poste private nën dyshimin se kishte inskenuar të martën një grabitje.
Punonjësi kishte raportuar të martën se derisa ishte me veturën e postës së shpejtë, katër persona të maskuar i kishin dalë në rrugën në fshatin Raushiq të Pejës dhe ia kishin marrë 4387.78 euro para të postës dhe 643 euro para personale.
Policia ka thënë se gjatë intervistimit të punonjësit dhe bazuar në mbledhje të provave, është argumentuar se punonjësi kishte inskenuar rastin grabitjes. Punonjësi madje e pranoi këtë edhe vetë më pas dhe tha se kishte shpenzuar paratë më herët. I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për “lajmërim të rremë”.
“Në deklaratën e dhënë me shkrim, i njëjti ka pranuar veprën, rastin e grabitjes e ka inskenuar për shkak se, me herët i ka harxhuar paratë. Nga i dyshuari janё sekuestruar 1145 euro. Me urdhёr tё prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё ndalim policor prej 48-orёsh, pёr veprёn penale ‘lajmёrim apo kallёzim i rremё’”, thuhet në raportin e Policisë.
-
Punëtori i postës së shpejt në Obiliq inskenon grabitjen e mbi 900 eurove, arrestohet
-
Grabitën mbi 1.600 euro, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj katër personave
-
Arrestohet i dyshuari për kërcënim me vrasje ndaj katër zyrtarëve policorë në Pejë
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për disa vjedhje
-
Arrestohet një grua në Pejë për vjedhjen e mbi 176 mijë dollarëve dhe mijëra eurove