Prokuroria Themelore e Prizrenit ka njoftuar se janë mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta të të dyja nxënëseve D.K. dhe A.D., të shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren. Organi i akuzës, të hënën, përmes një komunikate ka bërë të ditur se bazuar në informatat e siguruara ka ardhur në përfundimin se vdekja e dy nxënëseve nuk është shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave të tjerë.
Sipas Prokurorisë, hetimet janë mbyllur në fund të javës së kaluar.
“Departamenti i Krimeve të Rënda pranë Prokurorisë Themelore në Prizren, me datë 12 tetor 2018, ka mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta të dy nxënëseve D.K dhe A.D., të shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shtetit. Më tej, sqarohet se prokurori i ngarkuar me rastin, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, ka zhvilluar veprime hetimore intensive. Nga të gjitha këto informacione të siguruara Prokuroria Themelore në Prizren ka ardhur në përfundimin se vdekja e dy nxënëseve nuk është shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave të tjerë, shkruan në komunikatë.
Dy nxënëset e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, D.K. dhe A.D., kanë qenë shoqe të klasës. Në javën e tretë, përkatësisht të katërt të muajit maj kanë humbur jetën duke rënë nga ndërtesat e larta në lagjen afër shkollës së sipërpërmendur. Autoritetet hetimore i kishin cilësuar këto raste si vdekje të dyshimta (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Prokuroria mbyll hetimet për vdekjet e dyshimta të dy nxënëseve në Prizren
-
Këshilli i Prindërve reagon pas vrasjes me thikë të një nxënësi në Prizren
-
Këshilltarët kërkojnë masa preventive në shkollën e mjekësisë në Prizren
-
Të rinjtë e Prizrenit kërkojnë masa institucionale për parandalimin e vetëvrasjeve
-
Dy shoqe të klasës brenda një jave i japin fund jetës në mënyrë të ngjashme