Departamenti i Krimeve të Rënda pranë Prokurorisë Themelore në Prizren, më datë 12 tetor 2018, ka mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta të dy nxënëseve D.K dhe A.D., të shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren.
Lexo edhe: Dy shoqe të klasës brenda një jave i japin fund jetës në mënyrë të ngjashme
Prokurori i Shtetit, thuhet në komunikatë, i ngarkuar me rastin, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Sektori Rajonal i Hetimeve, ka zhvilluar veprime hetimore intensive, duke përfshirë por pa u kufizuar në intervistim të numrit të madh të dëshmitarëve, aplikim të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, raporti i këqyrjes së vendit të ngjarjes, foto – albumi i vendit të ngjarjes, shikimi i incizimeve nga kamerat e vendit të ngjarjes, raporti psikiatrik i njësisë së shëndetit mendor për fëmijë dhe adoleshent, raporti i ekspertimit të forenzikës, raporti i autopsisë etj..
Nga të gjitha këto informacione të siguruara Prokuroria Themelore në Prizren, ka ardhur në përfundimin se vdekja e dy nxënëseve nuk është shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave tjerë.
-
Prokuroria: Vdekja e dy nxënëseve në Prizren jo nga veprimet inkriminuese
-
Këshilltarët kërkojnë masa preventive në shkollën e mjekësisë në Prizren
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24-orët e fundit
-
Policia po i heton dy vdekje në Prizren
-
Dy të rinj arrestohen për vrasjen e 15-vjeçarit në Prizren