Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshilltarët kërkojnë masa preventive në shkollën e mjekësisë në Prizren

Këshilltarë të caktuar të KK të Prizrenit, të enjten, kanë kërkuar sqarime nga ekzekutivi lokal për masat e marra pas ngjarjeve tragjike, ku 2 nxënëse të Shkollës së Mesme të Mjekësisë patën humbur jetën në rrethana të ngjashme.

Lidhur me këtë çështje, drejtori i Arsimit ka sqaruar se në klasën përkatëse është ndërprerë mësimi, derisa shkolla si tërësi ka vazhduar punën pas garancive të marra nga organet e rendit për siguri të plotë, shkruan sot Koha Ditore.

Këshilltarja e LVV-së, Mimoza Bushrani ka parashtruar pyetjen rreth masave që janë marrë pas ngjarjeve në këtë shkollë dhe veprimeve që planifikohen për parandalimin e rasteve. Kërkesës së saj i është bashkuar këshilltari i PDK-së, Alush Shala, duke shtuar se bëhet fjalë për një çështje që paraqet shqetësim për tërë shoqërinë.

Drejtori i Arsimit, Skënder Susuri, ka theksuar se në shkollën “Luciano Motroni” është një situatë shumë e rënduar dhe shqetësuese.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)