Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur të martën takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda, ku kanë shënjestruar një rast të ri me 11 persona.
Prokuroria ka njoftuar se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin “Reflektori”.
“Prokuroria Speciale njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin ‘Reflektori’, ku janë të përfshirë njëmbëdhjetë (11) persona, për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpëlarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPRK-së, si dhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
-
Aktakuzë ndaj 10 personave për shitblerje të narkotikëve
-
Prokuroria Speciale shënjestron tri raste të reja
-
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për narkotikë
-
11 të akuzuar për vepra penale që lidhen me krim të organizuar
-
Prokuroria shënjestron rastin ku 14 persona dyshohen për shpëlarje të parave