Një person ka vdekur në fshatin Prekoc të Artanës.
Sipas njoftimit nga Policia, i njëjti kishte kërkuar ndihmë në emergjencë, por njësiti mjekësor e ka gjetur në vendngjarje pa shenja jete.
Policia në raportin e saj ditor, vdekjen e ka cilësuar si “të dyshimtë”, porse në të njëjtin raport thuhet se me vendim të prokurorit nuk është hapur rast, transmeton KOHA.
Gjithashtu njoftohet se trupi i pa jetë iu është liruar familjarëve.
“Raportohet se viktima mashkull për shkaqe shëndetësore ka kërkuar emergjencën. Njësiti mjekësor ka arrit në vend ngjarje ku ka gjetur viktimën pa shenja jete. Me vendim të prokurorit nuk hapet rast dhe se trupi i pa jetë iu lirohet familjarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.