Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj kosovarit që shkaktoi aksident të rëndë në Zvicër

Prokuroria zvicerane nga ngritur aktakuzë ndaj një kosovari, Ardian C., i cili po akuzohet për shkaktim të aksidentit, shkelje të rregullave të komunikacionit dhe mosdhënie të ndihmës së parë.

Siç shkruan mediumi Blick, i dyshuari kishte shkaktuar një aksident të rëndë në qytetin Dietikon dy vjet më parë, duke goditur një grua me vajzën katërvjeçare.

Ndaj kosovarit, prokurorja Limmattal-Albis, ka kërkuar që t'i shqiptohet masa e dënimit me katër vjet burg dhe ndalim për hyrje në Zvicër për shtatë vjet.

I pandehuri ka deklaruar se nuk kishte vozitur shpejt në momentin e aksidentit dhe se në atë moment rruga ishte e papërshtatshme.