Një kosovar 20-vjeçar në Zvicër është dënuar me 11 vjet e tre muaj burgim, pasi kishte goditur me veturë një police në shkurt të vitit 2020, raporton “20 Minuten”.
Prokuroria kërkoi 16 vjet burgim për tentim vrasje, ndërsa avokati mbrojtës kishte thënë se duhet dënimi të jetë më i butë, 6 vjet burgim. Gjykatësi zgjodhi rrugën e mesme, duke shqiptuar dënim prej 11 vjet e tre muaj.
Prokuroria kërkoi 16 vjet burgim për tentim vrasje ndërsa tha se i akuzuari kishte dashur të largohej me çdo kusht dhe kishte përdorur veturën si armë. Pas veprës ai kishte kërkuar bileta aeroplani për Kosovë në internet.
I akuzuari dhe katër tjerë të rinj më 28 shkurt të vitit 2020 kishin shkuar në “Stichplatz” dhe kishin filmuar punonjëset e seksit. Kur një nga to lajmëroi një police, i akuzuari në tentim për t’u larguar vendosi veturën në marshin për t’u kthyer prapa. Pasi vetura shkoi një metër prapa, ai vendosi veturën në marsh para dhe i dha gaz. Ai e goditi policen dhe e tërhoqi 38-vjeçaren atëherë për gati 16 metra.
Për më tepër në gjykatë u tha se i akuzuari kishte marrë drogë para aksidentit. Ai drejtoi veturën me shpejtësi mbi 100 kilometra në orë.
Edhe
Kosovari 21-vjeçar në Zvicër u kap me 270 kilometra në orë, i shpëton burgut
Gjykata në Zuerich të martën mbrëma dënoi atë me 11 vjet e tre muaj burgim, për lëndime të rënda trupore, e disa akuza tjera. Ai u lirua nga akuza për tentim vrasje.
Gjykata megjithatë nuk i besoi arsyetimit të kosovarit se nuk e kishte parë policen.
-
Mbi dhjetë vjet burgim e 1.2 milionë gjobë për kosovarin në Zvicër, detyroi në prostitucion një 16-vjeçare
-
Kosovari dënohet me 46 muaj burgim dhe dëbohet për shtatë vjet nga Zvicra
-
Në Zvicër, kosovari rrezikon burgim, pasi tentoi të grabiste një pikë karburanti me granatë dore
-
Kosovarja në Zvicër dënohet me 14 vjet burgim, kishte tentuar ta vriste bashkëshortin