Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mbi dhjetë vjet burgim e 1.2 milionë gjobë për kosovarin në Zvicër, detyroi në prostitucion një 16-vjeçare

Kosovari denim ne Zvicer

Gjykata në Solothurn ka dënuar me 10 vjet e gjysmë një kosovar në Zvicër, pasi u shpall fajtor se kishte detyruar të merrej me prostitucion të dashurën e tij 16-vjeçare, raporton “SFR.ch”.

Pos dënimit me burgim, kosovari tash 28-vjeçar, duhet të paguajë edhe 1.2 milionë franga dëmshpërblim, ndërsa ai do ta ketë të ndaluar qëndrimin në Zvicër për dhjetë vjet, pasi ta vuajë dënimin me burgim.

Kosovari në vitin 2016 thuhet se kishte njohur një 16-vjeçare nëpërmjet internetit. Nga vera e vitit 2016 deri në janar të vitit 2018, gati çdo ditë e kishte detyruar të miturën në prostitucion. Madje prodhonte edhe foto e video, dhe inkasonte të hyra.

Raportohet se ai kishte fituar mbi 1 milion franga.

“Ju e detyruat atë në prostitucion, e mbajtët aty, dhe jetuat madje mjaft mirë nga kjo”, ka thënë gjykatësi me të kumtuar vendimin.

Mbrojtja e kosovarit kishte kërkuar të lirohet i akuzuari. Ndërsa i akuzuari kishte kërkuar një vendim fer.

Edhe Kosovari dënohet me 46 muaj burgim dhe dëbohet për shtatë vjet nga Zvicra Kronikë Kosovari dënohet me 46 muaj burgim dhe dëbohet për shtatë vjet nga Zvicra

“Keni kërkuar një vendim fer, dhe ky është i tillë”, tha gjykatësi.

Pala mbrojtëse e kosovarit planifikon të apelojë.