Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë ka ngritur edhe një aktakuzë ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha.
Bashkë me Hoxhën PSRK ka akuzuar edhe tre të pandehurit me inicialet F.M dhe G.D, të cilët dyshohen se në cilësi të personave zyrtarë dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.
Ndërkaq i pandehuri E.T. dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Ndihmë në kryerjen e veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media të PSRK-së.
“Aktakuzë kundër katër personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Prishtinë, 10 maj 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër katër (4) të pandehurve me iniciale F.M., Dh.H., G.D dhe E.T. Prokurori Speciale njofton se tre të pandehurit me inicialet F.M., Dh.H dhe G.D, në cilësi të personave zyrtarë dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së. Ndërkaq i pandehuri E.T. dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Ndihmë në kryerjen e veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e PSRK-së, e cila nuk ka përshkruar më shumë rreth arsyejeve se në çfarë forme pretendohet se të njëjtit kanë kryer këto vepra penale.
Ndryshe, Hoxha për akuza për korrupsion është duke u akuzuar edhe një rast tjetër./BetimipërDrejtësi
-
Ish-ministrja Dhurata Hoxha lirohet sërish nga akuzat për korrupsion
-
Akuza për korrupsion - Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj ish-ministres Hoxha
-
Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ish-ministres Hoxha e zyrtarëve të tjerë
-
Konfirmohet aktakuza për korrupsion ndaj ish-ministres Hoxha dhe të tjerëve
-
Ish-ministrja Hoxha dhe të tjerët nuk e pranojnë fajësinë për korrupsion