Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ish-ministres Hoxha e zyrtarëve të tjerë

Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, shefit të prokurorimit të kësaj ministrie, Fitim Mustafa ,e tre ish-sekretarëve: Demush Shasha, Nuhi Osmani e Kushtrim Cukaj.

Të pandehurit akuzohen për veprën penale 'keqpërdorim i pozitës zyrtare', derisa në njoftimin e Apelit thuhet se mbrojtësve të tyre u janë refuzuar ankesat si të pabazuara.

"Prokurori i Apelit ka propozuar që ankesat e mbrojtësve të të pandehurve të refuzohen si të pabazuara dhe aktvendimi i ankimuar të vërtetohet".