Në Gjykatën Themelore të Pejës, është duke u zhvilluar seanca ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, i dyshuar për vrasjen e Agonis Tetajt, e ku palët po i japin deklaratat përfundimtare.
Prokurori i rastit, Isuf Sadiku ka kërkuar që trupi gjykues të marrë vendimin meritor për të akuzuarin.
Prokurori ka kërkuar që të merren parasysh rrethanat lehtësuese e rënduese në ketë rast.
Në fjalën përfundimtare, avokati i palës së dëmtuar, Berat Tmava ka thënë se e tërë Kosova tashmë i ka sytë nga Gjykata e Pejës për vendimin që do të marrë, derisa ka thënë se prova me e fortë në ketë rast është videoincizimi.
Tmava ka thënë se trupi gjykues e ka rastin të tregojë se askush s’mund të ndikojë në sistemin e drejtësisë, as një kryetar i odës, as ndonjë polic.
Edhe
Prindërit e Tetajt kërkojnë drejtësi, mbrojtja e të akuzuarit Gogaj ulje të dënimit
29-vjeçari Agonis Tetaj ishte vrarë në vendin e tij të punës në shtator të vitit 2018.
-
Prindërit e Tetajt të zhgënjyer me gjykimin, presin ashpërsim të dënimit për vrasësin
-
Bashkëshortja e Tetajt: Presim nga Apeli drejtësinë e merituar
-
Rasti “Tetaj”: Prokurori kërkon dënimin e të akuzuarit, Gogaj thotë se vrasja ndodhi nga pakujdesia
-
Zvarritja njëvjeçare e gjykimit të Gogajt, shoqëria civile kërkon të hetohet e gjithë hallka e drejtësisë