Mbi 13 kilogramë marihuanë janë kapur dje në automjetin e një shqiptari 32 vjeç nga Prizreni, i cili po udhëtonte me një serb 24 vjeç nga Prokupja. Ata u kapën në pikëkalimin Kelebija në Serbi, njoftojnë mediat serbe, transmeton Koha.net.
Ata po udhëtonin me veturën e tipit Wolksvagen Polo me regjistrim slloven, kur u ndalen në pikëkalimin kufitar Kelebija. Pas kontrollit, në boshllëqet e pjesës së prapme të veturës doganierët zbuluan qese me marihuanë. Bëhet fjalë për 13.552 gramë narkotikë, në gjashtë pako.
Të dy meshkujt iu dorëzuan policisë, sikundër edhe droga, për procedim të mëtejshëm, njoftojnë mediet serbe.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Serbi kapen dy shqiptarë me 10 kg marihuanë
-
Preshevari në rrugë për Çeki kapet me 15 kg marihuanë
-
Policia sekuestron afër 26 kg marihuanë, arrestohen tre të dyshuar
-
Policia kap marihuanë në vlerë 400 mijë euro në kufirin me Serbinë
-
Arrestohen dy persona në Leposaviq, konfiskohen mbi 4 kg marihuanë