Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së premtes ka arrestuar një shtetas kosovaro-serb dhe një shtetas serb në fshatin Joshanicë të Leposaviqit, pasi iu gjetën mbi 4 kilogramë marihuanë.
Sipas njoftimit, policia kufitar ka ndaluar për kontroll dy vetura. Në veturën me targa kosovare, sipas njoftimit, që drejtohej nga M.M., viti i lindjes 2004, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar katër paketime që dyshohet të jenë me lëndë narkotike-marihuanë. Sasia e substancës së konfiskuar 4240 gramë.
Drejtuesi i veturës tjetër N.J., viti i lindjes 2002, mashkull shtetas i Serbisë, dyshohet, sipas Policisë, se ka qenë në përcjellje dhe bashkëpunim me drejtuesin e veturës që kryente transportin e lëndëve narkotike.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.