Doganierët e Serbisë, në bashkëpunim me policinë kufitare në vendkalimin kufitar Horgosh, në orët e hershme të mëngjesit kanë zbuluar sot 15 kilogram marihuanë, e cila supozohet se do të përfundonte në Çeki.
Droga ishte zbuluar në veturën “VW Sharan” me targa VR, të cilën po e drejtonte shqiptari 48 vjeçar me shtetësi serbe nga Presheva.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë pyetjen e doganierëve se a ka diçka për të lajmëruar, është përgjigjur se po shkon për Çeki për të blerë një motor për “Shkoda” dhe asgjë nuk ka përveç gjërave personale, transmeton presheva.com.
Doganieri kishte vendos që veturën ta dërgoj në kontrollim të detajuar, ku nën ulësen e shoferit janë gjetur qese të bardha të mbështjellë me ngjitës në të cilën ka qenë e fshehur droga. Pas këtij zbulimi, vetura është kontrolluar hollësisht.
Në zbraztësira e veturës, nën ulëset e pasagjerëve dhe bunkerin e krijuar special nën hapësirën e bagazhit prapa janë gjetur gjithsej 14 qese me 15.117 gram marihuanë.
Shoferi së bashku me drogën iu janë dorëzuar organeve kompetente për procedurë të mëtutjeshme.
{gallery}