Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

“Çeku” nga Gjakova kapet me 11 kg marihuanë në Merdar

Rreth 11 kilogramë marihuanë janë konfiskuar dje në Merdar, transmeton Koha.net.

Droga është gjetur në automobilin e shqiptarit 49 vjeçar nga Gjakova me shtetësi çeke i cili po udhëtonte në Çeki, përcjell kossev kumtesën e Drejtorisë së Doganave të Serbisë.

Shtatë pako marihuanë, me gjithsej 11,32 kg, është gjetur në zbrazësitë fabrikore nën ulësen e shoferit e të bashkudhëtarit dhe në një valixhe në BMW-në me regjistrim të Çekisë me të cilin udhëtonte i dyshimit.

Rasti është në duar të policës e të Prokurorisë.