Një person është ankuar në Policinë e Kosovës se i janë vjedhur para nga vetura, derisa po qëndronte në qendrën e skijimit në Brezovicë. Sipas njoftimit policor, mungesën e parave personi e kishte vërejtur pasi ishte kthyer në shtëpi në Prizren, ndërsa ka thënë se nuk ka vërejtur shenja të dëmtimit në veturë.
“Pasi që ishte kthyer në shtëpinë e tij në Prizren, kishte vërejtur se iu kanë vjedhur parat. Sipas ankuesit , në veturë nuk vërehen shenja dëmtimi si dhe është i sigurt se veturën e kishte mbyllur me çelës”, thuhet në njoftimin policor.
Policia njofton se rasti po hetohet.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia nis hetim për para false që u pranuan nga 1 qershori deri në nëntor
-
Shtetasja e huaj raporton se në Prizren iu grabitën 2000 euro e dy telefona
-
Policia po e kërkon një grua në Prizren, dyshohet për vjedhje
-
Qytetari në Prizren dorëzon në Polici portofolin me të holla që e gjeti në rrugë
-
Qytetari në Prizren raporton se disa persona ia kanë grabitur kuletën