Një person është gjetur pa shenja jete në një rrugë, të enjten, në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i ka thënë KOHËS se trupi i pajetë është gjetur i shtrirë në rrugën “Ekrem Rexha”.
“Policia ka pranuar një informatë se në rrugën ‘Ekrem Rexha’, është gjendur një trup i pajetë, i shtrirë në rrugë”, ka thënë Gashi.
Ai ka njoftuar se njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme.
Gashi ka shtuar se në koordinim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.