Policia ka njoftuar se mesditën e së enjtes ka gjetur një trupë të pajetë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Viktima ishte rreth 50 vjeç.
Sipas njoftimit të Policisë, mjekët emergjent e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Policia thotë që përkundër se ka elemente që sugjerojnë vetëvrasjen, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit kanë nisur hetimet mbi shkaqet e vdekjes.
Artikuj të ngjashëm