Në Lipjan, në rrugën Lidhja e Prizrenit, dje është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar-me shtetësi te huaj, njofton Policia e Kosovës.
Ai, nën ndikim të alkoolit, duke mos u përfillur urdhrave ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë derisa ishin duke i shqiptuar një tiketë kundërvajtje, transmeton Koha.net.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm