Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia tregon se në aksidentin në autostradë është lënduar vetëm një person

Në autostradën “Ibrahim Rugova” sot ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast ka mbetur i lënduar një person.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi për Koha.net ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Duhël të Suharekës rreth orës 14:50.

“Në ora 14:50 në autostradën Prishtinë – Prizren, në Duhël, ka ndodhur një aksident trafiku. Një veturë është e përfshirë, dhe një person është lënduar”, ka thënë Krasniqi.