Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të fshatit Duhël të Suharekës.
I lënduari është dërguar në Emergjencë në Prizren për trajtim mjekësor, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
“Sot rreth orës 16:10 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në kilometrin e 34-të, Suharekë-Duhël, është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime ku kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion. Një person është lënduar si pasojë e aksidentit dhe i njëjti është përcjellë në Emergjencë në Prizren për trajtim mjekësor”, ka thënë Hoxha.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksident mes dy veturave e një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar
-
Aksident mes një veture e një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Dy të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Digjet kamioni në autostradën Suharekë-Duhël
-
Vetaksident në autostradën "Ibrahim Rugova", një person i lënduar