Dy persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti trafiku në segmentin Suharekë-Duhël, përkatësisht në kilometrin e 33-të.
Në një përgjigje për Kohën nga zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Ai tutje ka shtuar se të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor.
“Rreth orës 08:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, segmentin Suharekë -Duhel në kilometrin e 33-të. Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Vetaksident në autostradën "Ibrahim Rugova", një person i lënduar
-
Aksident mes dy veturave e një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar
-
Aksident mes veturës dhe kamionit në Suharekë, lëndohet një person
-
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar
-
Tjetër aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”