Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë pasdites të së hënës në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i ka thënë KOHËS se ky aksident i ndodhur rreth orës 15:20, është shkaktuar saktësisht në pjesën midis Suharekës e Prizrenit.
Në këtë aksident të përfshira ishin dy vetura.
“Në ora 15:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë. Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes, në pjesën mes Suharekës e Prizrenit, njofton se në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është duke u marrë me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.