Një person është lënduar në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” të martën, gjegjësisht në hyrje-daljen e fshatit Trudë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i tha KOHËS se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:20 ku janë përfshirë dy vetura.
“Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve të aksidenteve në Njësinë për Kontrollin e Autostradave”, thuhet në njoftimin e Kelanit.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, disa të lënduar
-
Pesë të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person
-
Vetaksident në autostradën "Ibrahim Rugova", një person i lënduar
-
Tjetër aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”