Vrasja e 12-vjeçarit ka nxitur reagime të shumta. Sipas Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), ky rast tregon për dështimin e sistemit.
Ata kanë kërkuar që sa më shpejt të zbardhet rasti, raporton KTV.
Ndërkaq, KOMF-i njoftoi që janë rreth 153 fëmijë të ekspozuar ndaj vrasjeve, trafikimit dhe dhunës seksuale për shkak se jetojnë në kushte rruge.
Për këtë rast, Policia e Kosovës thotë të ketë pranuar raportim për dhunë seksuale, e që më pas kishte ngritur edhe kallëzim penal.
Më tutje, Samedin Mehmeti, Zëvendësdrejtor i Policisë, ka shtuar se askush nuk ka mundur të paralajmërojë vrasjen e 12-vjeçarit.
Edhe
Marsh kundër racizmit pas vrasjes së 12-vjeçarit në Fushë-Kosovë, kërkohet shkarkimi i prokurorit
12-vjeçari, të enjten e kaluar u gjet i vdekur nga një pastrues në afërsi të një banese, i mbështjellë me batanije.
Prokuroria kishte konstatuar se në trupin e tij kishte pasur shenja dhune.
-
Pas më shumë se një jave, Prokuroria e Policia “ndajnë dhimbje për vdekjen e 12 vjeçarit”
-
Aksion simbolik në Fushë Kosovë pas vrasjes së 12 vjeçarit
-
Një tjetër fëmijë rrëfen abuzimin nga i dyshuari për vrasjen e 12 vjeçarit në Fushë-Kosovë
-
12 vjeçari në Fushë Kosovë ishte dhunuar 3 herë nga i njëjti person, KOMF-i kërkon nga Prokuroria zbardhjen e rastit