Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për veprën penale vjedhje.
Sipas njoftimit të Policisë një burrë dhe një grua dyshohet se derisa ishin në një dyqan të telefonave, kanë vjedhur dy telefona Iphone 14 pro max.
Rasti thuhet se ka ndodhur në më 10 shkurt të këtij viti, në rrugën “Ekrem Rexha“ në Prizren.
Sektori i hetimeve thuhet se ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të të dyshuarve, por deri më tani nuk ka arritur t’i identifikojë.
{gallery}