Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia sekuestron 36 vetura të padoganuara në Prishtinë

Policia e Kosovës, konkretisht Divizioni i Komunikacionit Rrugor, ka vazhduar me implementimin e Planit Operativ “Veturat e padoganuara”. Plani i filluar së zbatuari më herët nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Prishtinë, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, është duke vazhduar.

Policia thotë se plani ka qëllim identifikimin, ndalimin dhe largimin nga komunikacioni të veturave të cilat qarkullojnë të padoganuara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mjetet në fjalë nuk u nënshtrohen rregullave teknike dhe atyre procedurale, janë të pasiguruara dhe u shmangen të gjitha taksave të parapara ligjore. Gjithashtu, këto mjete jo rrallë herë janë pjesëmarrëse në aksidente të trafikut rrugor, me çka rrezikohet siguria e pjesëmarrësve në trafik”, thotë Policia në një njoftim për media, raporton Koha.net.

Tutje, Policia thotë se gjatë realizimit të planit, në rajonin e Prishtinës, janë identifikuar dhe konfiskuar gjithsej 36 vetura të padoganuara të cilat janë hasur duke qarkulluar në trafikun rrugor.

Policia e Kosovës kërkon nga ngasësit e veturave të padoganuara që të mos dalin me vetura të tilla në trafik, pasi ato do të ndalohen dhe sekuestrohen.