Policia e Kosovës ka njoftuar se njësiti i trafikut në Prishtinë me veturë “inteligjente” ka filluar implementimin e planit për identifikimin e veturave të paregjistruara të cilat qarkullojnë në rrugë si dhe veturave të tjera që shkelin rregullat në trafik.
“Ky sistem kryen identifikimin automatik të menjëhershëm të veturave të paregjistruara edhe gjatë lëvizjes. Vetëm për tri ditë të veprimit, janë identifikuar mbi 30 vetura të paregjistruara”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se ndaj shoferëve janë shqiptuar fletëparaqitjet sipas ligjit si dhe veturat janë larguar nga trafiku duke iu konfiskuar përkohësisht targat e regjistrimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Për dy javë në rajonin e Prishtinës u identifikuan 353 automjete të paregjistruara
-
65 auto-parkingje në Prishtinë shmangin tatimin
-
220 gjoba në trafik në kryeqytet për një ditë, 35 shoferëve u sekuestrohet patentë-shoferi
-
Bllokimi nga veturat, Policia rrit numrin e gjobave dhe propozon lëvizje njëkahore në kryeqytet
-
Nis shqiptimi i gjobave përmes monitorimit të kamerave të sigurisë në Prishtinë