Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka konfiskuar 21 vetura të padoganuara.
“Plani që ka për qëllim identifikimin, ndalimin dhe largimin nga komunikacioni të veturave të cilat qarkullojnë të padoganuara ka filluar të zbatohet më 21 maj 2017”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton KTV.
Sipas policisë këto automjete nuk u nënshtrohen rregullave teknike dhe atyre procedurale, janë të pasiguruara dhe u shmangen të gjitha taksave të parapara ligjore.
“Këto mjete jo rrallë herë janë pjesëmarrëse në aksidente të trafikut rrugor”, theksohet në komunikatë.
Artikuj të ngjashëm
-
Dogana konfiskon 30 automjete të pazhdoganuara
-
Policia konfiskon nëntë vetura në tregun e automjeteve në Prishtinë
-
Policia sekuestron 131 vetura të paregjistruara
-
Policia sekuestron 36 vetura të padoganuara në Prishtinë
-
Për dy javë në rajonin e Prishtinës u identifikuan 353 automjete të paregjistruara